Shumicës së femrave iu shfaqen aknet, për të cilët nuk ndihen rehat dhe duan të gjejnë një mënyrë të thjeshtë për ti eliminuar.
Ndonjëherë këto mrekulli mund ti bëjnë edhe frutat e ndryshme të cilat janë edhe të shëndetshme për ti ngrënë por edhe për fytyrë, shkruan “Kosovarja”.
Po juve a ju pëlqen shega?
Si frutë që është i pasur me plotë vitamina, lëkura e saj mund të përdoret edhe për aknet të cilët luftojnë papastërtitë dhe infeksionet e brendshme.
Ja receta e plotë që mund ta praktikoni në përditshmëri deri të shihni rezultatin e duhur.
Përbërësit: 2 shegë me madhësi mesatare, 1 lugë gjelle uthull molle dhe 2 luge gjelle lëng limoni.
Qërojini dy shegët dhe kaloni në blender lëkurën, të cilën duhet ta vloni paraprakisht për 5 minuta, dhe një pjesë të kokrrave. Shtoni lëng limoni ose uthull molle derisa të krijohet një masë kremoze. Aplikojeni këtë maskë aty ku keni akne ose puçrra dhe lëreni që lëkura ta absorbojë plotësisht. Duhet ta mbani në fytyrë për 30 minuta. Më pas lajeni me ujë të ftohtë dhe lëreni të thahet natyralisht. Do të habiteni me rezultatin që pas dy javëve të para të përdorimit./Kosovarja/