Filloreta Raçi e njohur si Fifi vazhdon të marr vëmendje të madhe mediatike, si për nga jeta profesionale po ashtu edhe nga ajo private.
Ajo mori hov të madh që kur i hoqi kilet e tepërta duke u shfaqur në top formë më shumë së kurrë më parë, shkruan “Kosovarja”.
Në disa intervista ajo nisi të shpaloj më shumë për jetën private, teksa tregojë se është e dashuruar dhe nofkën që e thërret të dashurin e ka bërë tatuazh.
Mirëpo duket se dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre, pasi në llogarinë në Instagram ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin.
Po ashtu ajo hapi një pyetësor duke i lenë ndjekësit ta pyesin çfarë të dëshirojnë.
Një pyetje që zgjoj kureshtje ishte , a je në lidhje, teksa përgjigja e këngëtares ishte jo.
Se si është e vërteta mbase duhet të presim në ndonjë deklaratë tjetër nga vet ajo./Kosovarja/