fbpx

Djali i 86 vjeçarit që vdiq nga djegia e shtëpisë rrëfen ngjarjen se si ndodhi

nga Revista Kosovarja

Sot në mëngjes, u raportua për vdekjen e një 86 vjeçari në Malishevë.

Shtëpia e tij ishte kapluar nga flakët, dhe nga lëndimet e marra nuk ka arritur të shpëtoj ai.

Djali i të ndjerit në një prononcim për “TV Malisheva” ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Ai ka treguar se shtëpia është kapluar nga flakët në orën 03:00 pas mesnate. Gjatë asaj kohe të gjithë banorët që kanë qenë në këtë shtëpi, kanë qenë në gjumë.

“Në katin e tretë ka qenë djali i vëllait dhe në anën tjetër babai. Mirëpo babai e ka hapur dritaren pak për ta parë se çka po ndodhë dhe i ka hy tymi dhe nuk ka pasur mundësi ta mbyllë. Ne s’kemi pasur të shkojmë ta marrim. Heseti (zjarrfikës), vet i treti, janë shkuar e kanë nxjerr, por me pak shenja jete e kanë larguar nga shtëpia. 86 vjeçar por në gjendje të mirë”, u shprehë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]