fbpx

Vdes 20 vjeçari nga Gjakova në një aksident në Rumani

nga Revista Kosovarja

20-vjeçari me prejardhje nga Gjakova, Enis Latifi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Rumani.

Sipas faqes në Facebook “Peja në Fokus”, lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar motra e të ndjerit, Elona Latifi.

“Të prekur thellësisht me lajmin e ndarjes tragjike nga jeta e kësaj bote të Enis Latifit, vizitor i rregullt i faqes tonë Peja në Fokus.

Lajmin na e ka kumtuar motra e tij, Elona e cila vazhdon të jetë ndjekëse e faqes sonë, që familjarisht janë nga qyteti i Gjakovës, ndërsa jetojnë në Rumani, ku edhe ka humbur jetën Enisi 20 vjeqar, gjatë një aksidenti”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]