37
Miqësinë e mirëfilltë që e kanë, fytyrat publike e tregojnë edhe përmes rrjeteve sociale.
Kida është një nga vajzat më të reja në skenën muzikore, por që ka arritur të bëjë miqësi më të gjithë, shkruan “Kosovarja”.
Një raport të lakmueshëm e ka edhe me këngëtarin Ermalin të cilin shpesh herë ka deklaruar se e konsideron si familje.
Duke qenë se nesër këngëtarja në fjalë feston ditëlindjen, Ermali vendosi që sot me anë të një imazhi ta urojë.
Urime Kidush edhe 100 ishte mbishkrimi i imazhit ku pozuan të dy të buzëqeshur./Kosovarja/