Jeta private e Tunes gjithmonë ka qenë shumë e përfolur dhe në interesin e publikut të gjërë, pasi ajo është këngëtare e pëlqyer, shkruan “Kosovarja”.
Tuna ka pasur një karrierë muzikore aktive, por edhe një jetë private mjaftë intenzive, me zhvillime të shumta.
Martesa e këngëtares me Patis Berishen ishte një nga lajmet më senzacionale të shoubizit, e që pas urimit për martesë shpesh erdhen lajme rreth disa ndarjeve të mundshme.
Së fundi po flitet se çifti vërtet i kanë ndarë rrugët mes vete, ndërkohë që Patrisi është parë nën shoqërinë e mikut të ngushtë të Tunes, tekstshkruesit Avni Qaili.
Avniu po mundohet ti pajtoj, apo si është puna?