Këngëtari i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi, duket mjaftë në formë.
Këngëtari që prej një jete është në skenë, ka një krijimtari shumë të gjerë muzikore, ndërkaq këtë vit i kanë munguar aktivitetet.
Si thuajse e gjithë estrada, edhe Shkelzen Jetishi-Xeni, nuk ka mundur të këndoj në dasma e ahengje dhe pauza vazhdon për shkak të pandemisë, shkruan “Kosovarja”.
Këtë periudhë, këngëtari gjakovar e ka shfrytëzuar për të qëndruar më pranë familjes, edhe më pranë mbesës së tij që e do fortë.
Xeni, është bërë disa herë gjysh.