fbpx

Shyhrete Behluli do t’iu prekë zemrat me këngën ‘Gurbetqar emrin e kam’

nga Revista Kosovarja

Një nga zërat më të popullarizuar të skenës muzikore Shyhrete Behluli sot ka goditur në shenjë.

Ajo ka lansuar këngën e saj të re të cilën po ashtu e ka realizuar me videoklip, duke ia dedikuar gurbetqarëve, shkruan “Kosovarja”.

Për tekstin e kësaj kënge kaq të bukur është kujdes vet Shyhretja në bashkëpunim me Abaz Selmanin. Ndërsa këngëtarja mori pjesë edhe në krijimin e melodisë së këngës bashkë me Miti Gecin, i cilin është kujdesur për orkestrimin.

Ndaj ju ftojmë ta dëgjoni këtë këngë kaq emocionuese të kënduar nga emri më i dashur për publikun./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]