fbpx

Thaçi në foto me librin “Presidenti që po mungon”

nga Revista Kosovarja

“Presidenti po mungon”, apo “The President Is Missing”, është libri që po e lexon ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Të paktën kështu duket nga një foto e publikuar në Facebook nga këshilltari i Thaçit, Ismail Syla.

Syla foton e ka publikuar pa përshkrim, prandaj nuk dihet se ku është vendi ku Thaçi shfleton librin, përveç se nga fotoja duket se është një librari.

“Presidenti po mungon” është një triler politik i shkruar në vitin 2018 nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, në bashkautorësi me autorin James Patterson.

Libri madje pritej të shndërrohej në një seri televizive nga Showtime, por pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, është ndërprerë për momentin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]