fbpx

Enca publikon video duke konsumuar lëndë narkotike

nga Revista Kosovarja

Enca publikoi video duke konsumuar lëndë narkotike,

Enca Haxhia është emër shumë i komentuar në publik, sidomos për paraqitjet që i bën në rrjete sociale.

Këngëtarja, së fundi i është përgjigjur pyetjeve të fansave, të cilët nuk hezitonin që në disa raste ta vënë në siklet atë.

Një prej tyre i kërkoi asaj që ta publikonte një video duke konsumuar lëndë narkotike, e këtë gjë ajo ia plotësoi.

Enca postoi një video, ku shihej rrugëve të Nju Jorkut duke shëtitur me veturë dhe duke konsumuar drogë bashkë me një person tjetër.

Lutja e Encës për fansat në këtë video ishte “Mos më gjykoni”.

Këngëtarja ka kohë që nuk ka sjellë një këngë të re, “Break Down” mbetet projekti i fundit i saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]