Një person ka vdekur në QKUK derisa ishte duke u trajtuar pas një aksidenti trafiku që kishte ndodhur para pesë ditësh.
Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Skivjan të Gjakovës, mëngjesin e 22 dhjetorit
“Me datën 26.12.2020 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK prej datës 22.12.2020 për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Trupi i të cilit me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.