fbpx

Meshkuj, nëse keni këto simptoma rrezikoheni nga kjo sëmundje

nga Revista Kosovarja

Kanceri i prostatës është një sëmundje e cila shfaqet më shumë tek meshkujt.

Në qoftë se keni ndonjë simptomë që lidhet me këtë sëmundje, duhet të bëni kontroll të vazhdueshme, pasi me kalimin e kohës sëmundja bëhet më e rrezikshme, transmeton “Kosovarja”.

Por si mund ti dini se jeni të prekur nga kjo sëmundje?

Disa nga simptomat janë:

1. Urinimi i shpeshtë, posaçërisht natën;
2. Pamundësia që të përmbahen deri sa të shkojnë në tualet;
3. Vështirësi gjatë urinimit;
4. Urinim i gjatë;
5. Vrushkull i dobët i urinës;
6. Ndjenja që fshikëza nuk është krejtësisht e zbrazur;
7. Gjak në urinë apo spermë.

Kujtojmë: Në qoftë se jeni mbi moshën 50 vjeçare dhe jeni të shqetësuar rreth kësaj sëmundje, mund të flisni me mjekun tuaj, duke i treguar çdo problem që keni, në mënyrë që të evidentohen çdo gjë që rrezikon shëndetin tuaj./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]