Ju ka ndodhur që të keni ç’rregullime të periodave gjatë sezonit të festave?
Epo e gjithë kjo ndodh si pasojë e stresit i cili ndikon shumë në këtë pjesë, transmeton “Kosovarja”.
A duhet të shqetësoheni kur nuk ju paraqitet cikli?
Kjo i ndodh thuajse çdo femre. Çrregullimet ekzistojnë dhe nuk është aq i rrezikshëm. Në qoftë se nuk ju paraqitet për tre muaj rresht, atëherë duhet të vizitoni gjinekologun.
Nëse cikli nuk ju paraqitet më?
Menstruacionet të cilat nuk shfaqen për një kohë tregojnë se janë si pasojë e një stresi të madh. Këtë vit ka pasur arsye më shumë të stresit si pasojë e covid-19, i cili ka ndikuar emocionalisht tek të gjithë.
Andaj këshillë e rëndësishme për ju: Duhet të relaksoheni dhe të bëni më shumë për shëndetin e trupin tuaj, në mënyrë që çdo gjë të jetë në rregull./Kosovarja/