fbpx

Bizneset e prekura nga pandemia në Prishtinë kanë ende kohë të aplikojnë për grante

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se të gjithë ato biznese që ende nuk kanë mundur t’i dorëzojnë dokumentet për të aplikuar për grantin që u nda për bizneset e prekura nga COVID-19 kanë kohë t’i dorëzojnë ato nga data 11-15 janar. ‘

Ahmeti ka treguar edhe për dokumentet e nevojshme për aplikim, njofton Klan Kosova.

Postimi i plotë:

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 që për çfarëdo arsye nuk kanë arritur të i dorëzojnë dhe kompletojnë dokumentet e kërkuara, do të mund të i dorëzojnë ato nga data 11 – 15 janar 2021.

Dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Dokumentet e kërkuara janë:

– Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët

– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit

– Çertifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]