fbpx

Arta Bajrami për herë të parë tregon një dhimbje të vitit 2020

nga Revista Kosovarja

Shpërthyese, e jashtëzakonshme, e pa përsëritshme. Arta Bajrami edhe më tej mbetet ikonë e muzikës dhe stilit unik. Çka thotë në “Kosovare”?

Arta, a na përshkruan me pak fjalë vitin 2020?
Ka pasur ngjarje të ndryshme. Kam punuar një këngë bashkë me Don Arbas dhe e kemi publikuar gjatë pandemisë̈.

Për çka do ta mbani në mend këtë vit?
Pandemia ka ndikuar aq shumë tek te gjithë̈ artistët, ka shkaktuar ngecje, na ka dëmtuar goxha.

Diçka e bukur që ju ka ndodhur brenda këtij viti?
Kemi punuar këngë të reja me Arbasin, janë disa këngë që kanë me u publiku. Po ashtu edhe momentet e bukura me familje do të mbeten të paharruara.

Diçka që do të donit ta harronit, megjithatë?
Operacionin e mamit, por falë Zotit është mirë tash.

Suksesi më i madh i këtij viti?
Kënga me Don Arbas që është bërë hit. Në aspektin profesional, ky është suksesi i këtij viti.

Një dëshirë për vitin 2021?
Me u zhduk virusi, dhe me fillu jeta ashtu siç ka qenë më herët. Mendoj që kjo pandemi ka ndikuar që njerëzit të vetëdijesohen më shumë, me e kuptu që më shumë vlen shëndeti se gjërat materiale.

Një plan për vitin 2021?
Do të mundohem të jem sa më shumë aktive. Menxi po pres që t’I lansoj këngët e reja.

Urimi juaj për vitin e ri?
Të kemi shëndetin, të jemi të bashkuar, të mos jemi materialista, ti shikojmë punët tona dhe ti ndihmojmë njëri tjetrit pa kushte.

Arta Dreshaj

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]