Familja Mamaqi është “arratisur” me rastin e Vitit të Ri drejt një destinacioni, që nuk e kanë bërë të ditur.
Të gjithë bashkë, Ermali dhe Amarda, me dy fëmijët, Joelin e Sian, po shijojnë ditët e para të vitit për të pushuar me njëri-tjetrin.
Këtë gjë e ka zbuluar vetë Ami përmes disa imazheve shumë të ëmbla të shkëputura nga mbrëmja e tyre familjare. Ajo ka publikuar një video, në të cilën shihet Ermali bashkë me dy fëmijët shtrirë në një krevat, teksa të tre bashkë shikojnë një film.
“Nata e filmave. E para për 2021”, ka shkruar Amarda.