Dje vdiq një grua shtatëzënë nga Gjakova.
40-vjeçarja nuk arriti të i mbijetoj pandemisë Covid-19.
Familjarët e të ndjerës i janë nënshtruar testit për koronavirus.
11 anëtarët e familjes së prindërve kanë dalë negativ.
E vetmja që ka rezultuar pozitive është motra e viktimës, e cila po ashtu jeton në fshatin Bokshiq.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Hekuran Sejdiu, Drejtor i Shëndetësisë në komunën e Klinës.