Shëtitjet për modelen e njohur, Gigi Hadid, janë shpeshtuar më shumë që nga muaji shtator.
Kjo pasi si një nënë e re, ajo po mundohet që në maksimum të shpenzojë kohë me vajzën në shëtitje, shkruan Daily Mail.
Për herë të fundit ajo është parë në New York, derisa shëtiste fëmijën e saj me karrocë.
25-vjeçarja përndryshe është shfaqur me plot shik, derisa përmes rrobave të gjera kishte mbuluar pjesët e trupit.
Për shkak të pandemisë coronavirus, Gigi kishte zgjedhur të mbajë maskë mbrojtëse, derisa njëjtë kishte vepruar edhe shoqëruesja e saj.
Ajo shfrytëzoi rastin që të ndalet edhe në një restorant për të shijuar një kafe, kurse buzëqeshte gjatë tërë kohës.
Ndërkaq, Gigi së bashku me Zayn përpos që bënë lajmin e ditur se u bënë prindër, nuk e kanë zbuluar ende emrin e vajzës.