fbpx

‘Hotel Bonsai’, një mrekulli në mes të Tiranës

nga Revista Kosovarja

Me një paraqitje magjepsëse që nga hyrja e gjelbëruar e cila ua largon në moment stresin, arkitektura e jashtme si dhe dizajni unik që e karakterizon interierin, por edhe pika strategjike e vendndodhjes që ofron pamjen mahnitëse të Malit të Dajtit dhe kryeqytetit shqiptar, ‘Hotel Bonsai’ mund të llogaritet lehtësisht si mrekulli e hotelerisë shqiptare.

Nëse keni vendosur që pas një dite të lodhshme pune apo shëtitjeje në Tiranë, të pushoni në mes të qetësisë dhe komoditetit, atëherë assesi mos e anashkaloni ‘Hotel Bonsai’, njërin nga hotelet më super luksoz dhe më të frekuentuar që ka Tirana, sepse vetëm aty mund të përjetoni e të shijoni rehatinë, çlodhjen, dhe të zgjoheni të relaksuar për të nisur ditën e re, duke shfrytëzuar tarracën e bukur të Bar Caffe-së, dhe në të njëjtën kohë të sodisni rrezen e parë të mëngjesit, përballë madhështisë së Malit të Dajtit.

Kombinimi i harmonizuar i suitave luksoze e të mrekullueshme delux dhe dhomave double, të arreduara me një art të veçantë, të cilat ofrojnë një laramani stilesh, dhe ballkonet me pamje nga natyra, si dhe mikpritja e ngrohtë nga i gjithë stafi i ‘Hotel Bonsai’, e veçanërisht pronarit të tij, do t’ua shumëfishojnë kënaqësinë e qëndrimit tuaj, dhe ju do të kërkoni që sërish dhe gjithmonë, të ktheheni e të riktheheni vetëm aty.

‘Hotel Bonsai’, ofron Free Parking, dhe shërbim 24 orësh recepsioni, që e bën më të lehtë qasjen ndaj kërkesave tuaja, në çdo orë dhe moment, kurdo që ju të keni nevojë.

Pos tjerash, në hotelin super luksoz ‘Hotel Bonsai’, përveç akomodimit, ju mund të organizoni edhe festa e surpriza të këndshme për veten apo të dashurit tuaj, duke rezervuar përmes profilit në Instagram: bonsai_hotel_tirane, dhe të përjetoni momentet më të bukura, intime apo familjare.

Shijo momentin në ‘Hotel Bonsai’ – Tiranë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]