fbpx

Policia jep detaje rreth vdekjes së Fadil Syleviqit

nga Revista Kosovarja

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviq është gjetur i vdekur sot te Liqeni i Badovcit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka dhënë detaje rreth rastit.

“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]