Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur në një konferencë për media pasi kryesia e kësaj partie ka nominuar Avdullah Hotin për kandidat për Kryeministër.
Mustafa u përgjigj në pyetjen se a do të pranojë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti të lëshojë qeverinë në mënyrë demokratike.
Ai tha se LDK’ja nuk do të hyjë me dhunë e as nuk do të nxjerrë me dhunë askënd nga qeveria.
“Nuk do të hyjmë me dhunë në objektin e qeverisë as nuk do të nxjerrim me dhunë askënd nga qeveria.Kuvendi do të zgjedhë qeverinë”, ka thënë Mustafa.