fbpx

Enver Hoxhaj u përgjigjet sondazheve në Skënderaj, ndizet turma

nga Revista Kosovarja

Pas vizitave në Mitrovicë e Vushtrri, kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ditën e ka përmbyllur me një tubim masiv në Skënderaj.

Në një video të publikuar, ai para qytetarëve e simpatizantëve të PDK-së dëgjohet duke thënë se tubimet e tilla janë sondazhi i vërtetë dhe sondazhi më i mirë, që tregojnë pozicionin fitues të PDK-së, përkundër disa sondazheve të paguara që po publikohen në media.

Kur Hoxhaj i fton të pranishmit të bëjnë një sondazh dhe i pyet se kush do t’i fitojë zgjedhjet më 14 shkurt, në sallë shpërthejnë brohoritjet PDK, PDK.

“Po mundohen me na i dekuraju votuesit, por këto tubime masive të PDK-së janë sondazhi më i mirë. Lehtë është me bë sondazhe. Hajdeni ta bëjmë edhe ne këtu një. Kush do t’i fitojë zgjedhjet më 14 shkurt?”, thotë Hoxhaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]