Djali iHalil Gecit, Fatos Geci demostrativisht kalon nga LDK në VV pas ngjarjeve të fundit. Me anë të njē postimi në facebook ai shprehet kështu:
“Të dashur miq,
1. Kam marrë pafund mesazhe nga ju, se pse nga LDK-ja kalova në VV. Unë nuk kam kaluar në VV por jam i frustruar nga LDK. Si doktor shkence në ardhje duke analizuar mirë gjërat nëse shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme do ta votoj hapur VV-në, sepse dihet qartë që LDK-ja do të bashkohet prapë me PDK-në!
2).Unë kam votuar LDK-në edhe kur familja ime ishte me LDD-ne ( Dacin), dhe në prezenc të axhit tim Ganiut e votova LDK-në (Sejdiun) dhe ai e familja ime respektuan mendimin tim të lire dhe votën e dhënë në menyre demokratike.
3).Si djalë i një familjeje nacionale e djathtiste, nese prishet marrëveshja VV-LDK une do të distancohem nga familja ime në këto zgjedhje që po tentohet në menyrë barbare te përdhoset vullneti i qytetarëve.
4).Nga viti 2004 asnjëhere LDK-ja nuk fitoi zgjedhjet, por përkrahu PDK-në, pastaj PDK-ja pushtoi çdo cep të vendit tonë duke sunduar çdo institucion, sidomos arsimin nga çerdhet e deri tek erektorati.
5).Isha i ri dhe më thanë që në 2007 duhet patjeter të bëjnë koalicion me PDK-në për shkak të Pavarësisë, prapë e votuam, prapë na mashtruan kështu arsye pas arsye thuajse 2 dekada. O ju te nderuar, keni harruar se çdo gjë ka fund.
6).Pothuajse të gjitha faqet e Rugovizmit në facebook i hapa dhe i rrita ato duke munduar të shpërndajë ideologjinë e Rugovës ndere gjenerata.
7).Kam mbajtur qindra takime për të përkrahur LDK-në në çdo cep të Republikës, çmenduria ime më e madhe ka qenë kur pas 6 takimeve me fushata ne qytete të ndryshme për një ditë, dhe në mbremje kam përfundur në spital pandienja nga lodhja e tepert dhe mosngrënja.
8). Jam denuar 540€ nga gjyqi në Prishtinë për “vjedhje” të votave në Drenice ku votuan 120%! E unë si femijë jam shpërngulur në Prishtinë dhe për herë të fundit emri im figuronte në lista si votues i rregullt në Drenicë, dhe kam votuar me kusht në Prishtinë ku jetoj, e dikush i rregullt me emrin tim në Drenice ka votuar pa pasur ID time, e pagova dënim pa faje! Prap votoja dhe punoja per LDK-ne!
9).Ani çka që u shkarkua Agimi edhe pse kjo nuk është arsyeja e prishjes së koalicionit e as Taksa, e cila po thuajse u hoq, por qëllimi i përbashkët është për vjedhje te vazhdueshme.
10).Prandaj kam shume miq në LDK që njohë personalisht, ju them mos pritni vote nga une se nëse babi im ose vëllai im del në këto zgjedhje nga LDK-ja unë do ta votoj VV-në dhe keshtu VV-ja do te arrijë +51% te votave nga e gjithë Kosova!
11).Jemi lodh me SHIK-un, jemi lodhë me mashtrime, LDK ju lutem mos e votoni prishjen e koalicionit me VV, sepse humbesit me te medhenje do te ngreleni JU.”