Getinjo i është përgjigjur fansave në Instagram.
Së fundmi raportet e mira në mes moderatores dhe reperit kanë ngritur pyetje të shumta.
Kjo u vu në pah veçanërisht në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku iu kërkua atyre të flirtonin me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për një ndër moderatoret më seksi të ekranit, Megi Pojani, në lidhje me cilën u përgjigj Getinjo së fundmi.
Në një postim në Instagram, Getinjo u ka ofruar fansave që të pyesin, ndërsa ai do të përgjigjej nëse është e vërtetë apo false.
Njëri prej komentuesve ishte I interesuar të dijë nëse reperi ka kryer marrëdhënie intime me Megin.
“Nuk kam bërë”, ka qenë përgjigjja e Getinjos.