fbpx

Kështu uron Afërdita Dreshaj bashkëshortin për ditëlindje

nga Revista Kosovarja

Afërdita Dreshaj ka një arsye të veçantë për të festuar sot dhe gjeni pse?

Jakubi ka ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij ka publikuar fotot më të veçanta nga kujtimet e tyre bashkë për t’i treguar se lumtur është krah tij dhe sa e dashuruar ndihet. “Edhe sikur të kisha 100 jetë, do të zgjidhja ty çdo herë”, shkruan ajo në dy prej fotove.

Nga udhëtimet, tek partneri në pirjen e verës, apo babai i ardhshëm më i mirë, Afërdita ka përzgjedhur fjalët më të ëmbla për bashkëshortin e saj. Kjo ditëlindje e Jakubit është më e veçanta pasi, për pak javë pret të bëhet baba për herë të parë.


Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]