fbpx

Kërkohet ndihmë për shërimin e 20 vjeçares që vuan nga tuberkulozi

nga Revista Kosovarja

Saranda Gashi vuan nga sëmundja e tuberkulozit shoqëruar me disa sëmundje tjera.

Familjarë të saj po kërkojnë ndihmë nga qytetarët për Sarandën e cila tash e 3 muaj gjendet në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Bashkëshorti i saj tregon se Sarandës i është bllokuar komplet ana e djathtë e trupit, kështu që mbështetjen e vetme e gjen te ndihma e qytetarëve.

Ai thotë se është rast social dhe medikamentet që duhet t’i merr gruaja e tij, kushtojnë shumë shtrenjtë.

Për çdo ndihmë që mund t’i ofroni kësaj familje, ky është numri i Malsor Xhaferit 045805612.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]