Sot kudo në botë po festohet Shën Valentini apo ndryshe dita e të dashuruarve.
Edhe artistët tanë nuk kanë hezituar të ndajnë çaste romantike me gratë e tyre, apo anasjelltas, shkruan “Kosovarja”.
Një nga çiftet që mori vëmendje janë edhe Graniti e Leonita.
Është futbollisti i njohur ai i cili u tregua tejet romantik me bashkëshorten e tij, duke i dhuruar një arush të madhe e lule të bukura.
Ndryshe, cifti Xhaka janë në pritje për tu bërë prindër për herë të dytë./Kosovarja/