Reperi i njohur Ledri Vula, ka karrierë të gjatë në muzikë, e po aq edhe në “boten e thashethemeve”.
Sa shumë gjëra janë thënë ndër vite për Ledrin, djalin simpatik të rep skenës, qe së fundi ka ndryshuar status.
I lakmuari i gjinisë së bukur, ka nisur një jetë me Sara Hoxhen, vajzen e këndshme që shumë shpejtë i ka bërë edhe fansat e Ledrit për vete, shkruan “Kosovarja”.
Siç dihet tashmë, Ledri dhe Sara kanë një vajzë, që është Poem Blu, pranë së ciles ka pozuar reperi sot, madje duke e nxjerr gjuhen që të dy.