fbpx

Pos Isa Mustafës kanë dhënë dorëheqje edhe Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia e LDK-së

nga Revista Kosovarja

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se nga kjo parti përveç kryetarit Isa Mustafa kanë dhënë dorëheqje edhe Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, krejt kjo për shkak të rezultatit zgjedhor.

Haziri shton se edhe Gjilani nga tani do të veprojë nisoj.

Ai uroi VV-në dhe Vjosa Osmanin për suksesin në zgjedhje.

Postimi i tij i plotë: Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi.
Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor.
Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së
Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit.
Ne duhet të merremi mërgatën tonë, familjen tonë politike, pakënaqësitë tona të brendshme, pa u ndikuar nga ata që dëshirojnë Rugovimin ta dërgojnë në histori.
LDK duhet të vazhdojë t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh. Të kontribuoj në stabilitetin e vendit dhe mirëqenien e Republikës.
E uroj VV’në dhe Vjosa Osmanit për suksesin në këto zgjedhje!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]