Maluma është beqar dhe i gatshme të përzihet me një anëtare të klanit Kardashian-Jenner.
“Të gjithë e dinë se fiksimi im është Kendall Jenner. “Unë do të them përsëri, ajo është fiksimi im!”
Maluma, 26 vjeç, tha se ai së pari u takua me Jenner, 24 vjeçare, gjatë një fushate të Calvin Klein dhe Kendall e kuptoj që ai është i fiksuar pas saj.
“Po fotografoheshim bashkë. Ajo më pa dhe unë u bëra nervoz. Jam i bindur që e vuri re, patjetër,” tha Maluma.
Maluma është beqar që nga fundi i vitit 2019.
Në tetor, zemërthyesi latin i dha fund lidhjes së tij me Natalia Barulích, pas dy vitesh së bashku.
“Nuk dua të lidhem në këtë moment. Jam shumë i fokusuar,” tha ai. “Dua një të dashur. Dua të martohem një ditë. Dua të krijoj familje – është një ëndërr e imja – por jam shumë i vogël. Sapo mbusha 26 vjeç dhe nuk mendoj se dua këtë gjë tani. Jam në fillim të karrierës”, u shpeh artisti.
“Sigurisht, një ditë do gjej dashurinë e jetës sime, do këndoj për të, me kitarë dhe do plakem krah asaj, por tani për tani, dua gjëra të tjera,” përfundoi Maluma.
Kujtojmë që Maluma ishte planifikuar të mbajë një koncert edhe në Tiranë në kuadërt të turneut të tij, por është shtyer për shkak të përhapjes së pandemisë