Remzie Osmani edhe sonte ka befasuar me dukjen.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun është shfaqur shumë elegante, me një fustan e sako që po i shkojnë tejet për shtatit, shkruan “Kosovarja”.
Duke e parë të veshur kështu, padyshim që të gjitha gratë e moshës të saj do të donin ta kishin një fustan të tillë.
Ndryshe, Remzia është nënë e dy fëmijëve e muaj më parë është bërë edhe gjyshe e një mbese.
Projekti i saj i fundit e natyrisht i pëlqyer është bashkëpunimi me vëllain e saj Nexhatin, ‘O sa mirë’./Kosovarja/