fbpx

Në këtë komunë nesër do të ndërprehet për 10 orë furnizimi me ujë të pijshëm

nga Revista Kosovarja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka bërë të ditur se nesër do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në Drenas dhe rrethinë.

Ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

“Si shkak i punimeve teknike nga Ndërmarrja “Iber Lepenc ” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 24 shkurt , e mërkurë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit me rrethinë. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00”, thuhet në një shkrim në rrjetin social Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]