fbpx

Vdekja e refugjatit sot, u pre me thikë dhe u dogj

nga Revista Kosovarja

Në orët e para të mëngjesit një person është gjetur pa shenja jetë dhe i djegur në një shtëpi në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Mësohet se azilkërkuesi nuk ka vdekur nga zjarri, por nga plagët e marra paraprakisht nga therja me thikë.

Dyshohet se viktima është një shtetas i huaj, nga vendet e Lindjes.

Sipas burimeve, viktima kishte prerje në fyt, duke mos përjashtuar këtu as shenja të tjera të dhunës në trup.

Në vendin e ngjarjes vazhdon të kryhen ekzaminimet e duhura nga hetuesia.

Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin, përkatësisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si edhe shkaqet e zjarrit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]