fbpx

Vidhet një shumë e konsiderueshme parash në KEK

nga Revista Kosovarja

Një shumë e konsiderueshme parash është vjedhur në zyrën e KEK-ut në Prizren, nga dy të panjohur nën kërcënimin e armëve.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, teksa ka thënë se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabisin një numër të konsiderueshme të parave në KEK në Prizren dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Shaban Osmanollaj.

Ai shtoi se shuma e parave të vjedhura nuk është bërë akoma e ditur, teksa shtoi se bëhet fjalë për “një shumë të konsiderushme”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]