fbpx

Loredana dhe Hana shfaqen me veshje të njëjta sportive

nga Revista Kosovarja

Tashmë jemi mësuar ta shohim Loredanën pothuajse në çdo fotografi bashkë me vajzën e saj, Hanën, shkruan “Kosovarja”.

Rap-artistja është një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë dhe jo vetëm për profesionin që ka.

Pothuajse çdo veprim i saj kalon në lajm, nga lidhja me reperin kosovar, lindja e vajzës, ndarja e së fundi ribashkimi me Mozzik.

Sot, ajo ka publikuar disa fotografi, ku shihet bashkë me vajzën, Hanën dhe në sy bie një detaj shumë i lezetshëm, veshja e tyre e njëjtë.

Të dyja janë veshur me veshje sportive dhe duken shumë të bukura bashkë. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]