fbpx

Në qendrën e Prishtinës nga nesër nis aplikimi i çmimores për parkimin e veturave

nga Revista Kosovarja

Nga e enjtja do të nisë aplikimi i çmimores së re për parkimin e veturës në vendparkimet publike në zonën qendër në Prishtinë.

Kryeshefi ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, ka njoftuar se në zonën qendër do të jetë një euro ora e parkimit të veturës.

Ndërsa banorët rezidentë të kësaj zone të kryeqendrës do të duhet të paguajnë 10 euro muajin me mundësi që vendparkimin e veturës së tyre ta kenë të sigurt.

Nëse një familje posedon më shumë se një veturë, atëherë për makinën e dytë duhet të paguajë më shtrenjtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]