fbpx

Zbulohen simptomat e reja të Covid 19

nga Revista Kosovarja

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shtuan gjashtë simptoma të reja të koronavirusit në faqen internetit.

Simptomat e reja për sëmundjen përfshijnë ethet, lëkundje të përsëritura me të dridhura, dhimbje të muskujve, dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe humbje të shijes ose aromës, shkruhet në faqen e CDC.

Lista tashmë përfshin simptomat si ethet, kolla dhe gulçimi. Virusi ka infektuar tashmë afro tre milionë njerëz në mbarë botën.

Simptoma të tjera të virusit përfshijnë diarrenë, skuqjet e lëkurës, skuqja e syve dhe lodhja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]