Naser Gashi dhe Aida Doçi kanë qenë tejet të komentuar pas lajmit se janë martuar.
Kjo për arsye se ishte e papritur pasi që tashmë bashkëshorti i saj ka qenë menaxher i këngëtares, madje ai dikur e ka quajtur edhe motër.
Megjithatë, çifti siç shihet kanë lënë pas të gjitha thashethemet dhe po e shijojnë jetën e tyre bashkëshortore.
Pas sa kohe, Aida Doçi ka publikuar një fotografi në përqafim të bashkëshortit të saj duke shkruar se ai e kompleton atë.
“Ti më plotëson mua”, kanë qenë fjalët e Aida Doçit në postimin e saj.
Ndryshe, Aida dhe Naseri kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në fillim të këtij viti.