fbpx

Meliza Haradinaj-Stublla: Shpifësit ma pamundësuan të jem prezente sot në Jerusalem

nga Revista Kosovarja

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ndërsa mes urimit, ka përmendur “shpifësit”, të cilët sipas saj ia kanë pamundësuar që të jetë sot prezente në Jerusalem.

Haradinaj-Stublla ka shkruar se pavarësisht pengesave të mëdha brenda e jashtë, ndihet e lumtur që kjo arritje u përmbyll.

Edhe pse shpifësit ma pamundësuan kurorëzimin e kësaj pune me praninë time të planifikuar sot në Jerusalem, jam shumë e lumtur që përkundër pengesave të mëdha brenda e jashtë, kjo arritje u përmbyll – duke hapë horizont të ri për Kosovën tonë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

https://www.facebook.com/meliza.haradinaj/posts/10165140898655230

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]