fbpx

2021, vit i sindromës Down

nga Revista Kosovarja

Shoqata Down Syndrome Kosova, ka vendosur që viti 2021 të jetë vit i sindromës Down dhe për këtë qëllim gjatë tërë vitit do realizohet një fushatë e gjerë e cila është titulluar “Topi është te Shteti”.

Sipas shoqatës, fushata do të fillojë më 21 mars 2021, në Ditën Ndërkombëtare të sindromës Down nën slloganin “A po m’sheh”.

“Ju ftojmë që të dielën, më datë 21 mars në ora 12.30, përpara oborrit të Qeverisë të përcillni aktivitetin e parë në kuadër të kësaj fushate”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]