Mbrëmë është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij.
Rasti ka ndodhur në Gjilan në ora 19:00.
“Gjilan 22.03.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij, viktimave femra . Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.