fbpx

Unioni i Bizneseve Shqiptare Gjermane përshëndet dhe uron krijimin e qeverisë së re në Kosovë nën mandatin e Kryeministrit z. Albin Kurti.

nga Revista Kosovarja

Unioni i Bizneseve nga Gjermania falenderon po ashtu qeveritë e kaluara të Kosovës, së fundi qeverinë e Kryeministrit z. Hoti, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në projektet dhe organizimet e Unionit.

UB i dëshiron punë të mbarë dhe suksese qeverisë së re, fillimisht në luftën kundër pandemisë dhe në proceset e ndërtimit dhe përmirësimit të jetës ekonomike dhe sociale të çdo qytetari në Kosovë. Këto mund të ndërtohen me implementimin e niveleve profesionale humane dhe ekonomike në strukturat përkatëse shtetërore. Me ngritjen e atraktivitetit investues nga jashtë dhe krijimin e një klime stabile dhe të besuëshme për afaristët dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

Mbetemi më shpresë dhe pritje që qeveria e re në vazhdimësi do ta mbështet Unionin në rrugën e vazhdimit të projekteve të startuara në kuadër të platformës së bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta të anëtarëve të Unionit në Kosovë.

Punë e mbarë dhe suksese!

Me Respekt, Kryetari i Unionit
Nazmi Viqa

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]