Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është shprehur e pikëlluar pas vdekjes së humoristit Rasim Thaçi- Cima.
Ajo ka thënë se ai është një nga figurat më markante të artit skenik në Kosovë.
“Na paska lanë Cima, një nga figurat më markante të artit skenik në #Kosovë. Kemi me të kujtu përjetë mes buzëqeshjes dhe lotëve, me mallë e krenari. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Çitaku.
Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare nga COVID-19 në Mjekim Intensiv në QKUK.
https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157683115702414