fbpx

Çun Lajçi: Nëse e han dreqi me shpëtu nga Covidi, mos e vendosni fotografinë time të shkallët e teatrit

nga Revista Kosovarja

Çun Lajçi është njëri nga aktoret më të dashur për publikun shqiptar.

Përkundër moshës që ka, ai vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë statuse të shumta.

Pas vdekjeve të shumta që po ndodhin në vendin tonë si pasojë e infektimit me covid, ai publikoi një status, duke ironizuar me politikanët tonë.

Postimi i plotë

Nëse

Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve.

– S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme!

Po
Kam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime!

Atje ka zogj e njerëz s’me duhen!

Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, (n’Kumanovë m’duket ishte), me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!

Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë!

Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për foto, se malësori s’duron hipokrizi!)

Rrini rehat, se nuk vdes nga nji virus, s’e humbi titullin e malësorit për nji vdekje mickonjash!

Dua me m’përcjellë zogjët, kur t’vie koha, ju jo, e me vdekë tue knua me mua!

Dardani, 28.03.2021.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]