fbpx

Haziri: S’kemi inate me Osmanin, por tash e disa vite presidenti kalon nga zyrat e LDK-së

nga Revista Kosovarja

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, ka folur për zgjedhjen e Presidentit në seancën që pritet të mbahet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Ai e ka përsëritur edhe një herë deklaratën e tij të famshme se “Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së”.

“Tash e disa vite dihet, Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së. Ne kemi vendosur të jemi pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. LDK-ja do të jetë më unike se kurrë, edhe më unike se e gjithë Vetëvendosja, por ne nuk përzihemi në votat e deputetëve. Votat e deputetëve janë të fshehta dhe varen nga vullneti i tyre”, ka thënë Haziri në Kanal10.

Ai ka thënë se nuk kanë inate me Vjosa Osmanin, edhe pse ajo është larguar nga LDK-ja e hidhëruar, pasi që sipas Hazirit, ajo është formuar politikisht në frymën e LDK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]