Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i Kuvendit nga kjo parti, Kujtim Shala, kanë marrë pjesë në votim për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Pas thirrjes së emrit të tyre nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, Abdixhiku e Shala kanë marrë fletëvotimet, por që nuk janë parë teksa i plotësojnë ato.
Ndërkohë katër deputetë të LDK-së nuk kanë marrë pjesë fare në votim.
Avdullah Hoti, Agim Veliu, Besian Mustafa e Driton Selmanaj, ani pse iu është thirrur emri për të votuar, ata nuk kanë lëvizur nga ulëset e tyre