fbpx

Albena Reshitaj tregon se a u përjashtua nga AAK-ja

nga Revista Kosovarja

Për shkak të pjesëmarrjes së saj në seancën e Kuvendit që po votohet për Vjosa Osmanin për presidente, mbrëmë dhe sot, u tha se Albena Reshitaj është përjashtuar nga partia e saj AAK-ja.

E pyetur nga T7 në rast se Reshitaj është përjashtuar nga AAK-ja pasi doli kundër qëndrimit të partisë për të mos marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, ajo tha se nuk ka informacione.

Për këtë situatë ajo ka cituar statusin e partisë së saj që nëse ndodh një gjë e tillë duhet të mbidhet kryesia dhe të vcotohet pro ose kundër përjashtimit nga kryesia e partisë.

“Unë nuk kam ndonjë informacion nëse një mbledhje e tillë në kryesinë e partisë ka ndodh kaq shpejt dhe nëse është votuar përjashtimi. Nëse ndodh një gjë e tillë do duhet të ndodhte nëpër këto procedura”, ka deklaruar Reshitaj për T7.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]