fbpx

Këto janë të gjitha masat e reja antiCovid

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masat e reja kundër Covid-19.

Tani ky vendim është publikuar edhe në web-faqen e Kryeministrit.

Sipas këtij vendimi, nga nesër do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Gastronomia do të jetë e mbyllur për 11 ditë që nga nesër, pra 7 prill deri me 18 prill 20121, lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “Take away”.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Mbyllen qendrat tregtare nga 7 deri më 18 prill. Transporti publik lejohet të punojnë me 50% të kapacitetit. Mbyllen fitneset, lejohen vetëm në ambiente të hapura.

Më poshtë keni vendimin e plotë:







Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]