fbpx

Ylli i serialeve turke infektohet me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Murat Yıldırım, aktori kryesor në serialin ‘Ramo’ është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehet se pas një viti, nuk ka mundur t’i shpëtojë dot koronavirusit.

Teksa ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, aktori apelon për më shumë kujdes. “Pas një viti duke e shmangur, covidi më kapi dhe mua. Jam në ditën e 5-të dhe ndihem më mirë tashmë. Lutem që kjo sëmundje të largohet nga bota. Kujdesuni për veten tuaj.”

Xhirimet e serialit Ramo janë pezulluar për pak kohë. Yildirim u bë i njohur për publikun shqiptar me rolin e Savashit në telenovelën “Dashuri dhe Ndëshkim”.

Kujtojmë që aktori dhe partnerja e tij, Iman Elbani kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2016.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]