Nuk është aktor, por di t’i imitojë ata në mënyrë pothuajse perfekte. Jahir Xhinaj nga Malisheva, si i vogël ka filluar të imitojë personazhe të njohura për publikun. Të preferuarit e tij gjithmonë kanë qenë aktorët.
Gazetare: Albulena Demaku
Kjo pasi, një pjesë të madhe të kohës e kalonte duke shikuar skeçe të ndryshme humoristike.
Madje, 18-vjeçi brenda 26 sekondave mund të imitojë pesë aktorë të ndryshëm.
Videot me këto imitime, ai i poston në rrjetet e tij sociale.